Fuqia e Proteinave

SERVES

2

PREP

10 min

COOK

20 min

READY

45 min

Shënime

Proteina janë elementi themelor i strukturës dhe funksionit të trupit të njeriut. Ato përbëjnë qelizat, indet, dhe muskujt dhe luajnë një rol kyç në ndihmën e rritjes, riparimit, dhe funksionimit të tyre normal. Përveç kësaj, proteinat përmirësojnë sistemin imunitar, ndihmojnë në transportimin e oksigjenit në trup, dhe janë përgjegjëse për shumë procese të tjera të rëndësishme.
Receta jonë ofron një zgjedhje të shkëlqyeshme ushqimi për të plotësuar nevojat e trupit për proteina. Gjoksi i pules është një burim i pasur me proteina të cilat janë të nevojshme për ndërtimin dhe riparimin e muskujve, ndërsa quinoa është një burim i shkëlqyeshëm i proteina komplekse të cilat përbëjnë të gjitha aminoacidet esenciale. Kjo recetë është e pasur edhe me perime të ndryshme të cilat kontribuojnë në sasinë e mikronutrientëve të konsumuara.
Përfitimet e proteinave në këtë recetë përfshijnë ndihmën në mbajtjen e masës muskulore, ndihmën në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe të mëlçisë, të ndihmojnë në arritjen e ndjenjës së ngopjes, dhe të jenë të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm të trupit.
Kështu, kjo recetë është një zgjedhje e shkëlqyeshme për të përmbushur nevojat e trupit për proteina në një mënyrë të shijshme dhe të shëndetshme.

Përbërësit

  • 200g gjoks pule
  • 150g quinoa mix (quinoa e kuqe, e zezë, dhe e verdhë)
  • 1 spec të kuq të prerë në rrathë
  • 1 qepë të bardhë të vogël, të prerë hollë
  • 1 karrotë të madhe, të prerë në copë të holla
  • Brokoli të prerë në copa të vogla
  • Pak Spinaq
  • Tomatino të freskëta
  • 3 lugë vaj ulliri
  • Pak gjalpë dhe hudhër (opsionale për më shumë aromë)
  • udhëzimet

    Udhëzimet:
    1. Përgatisni Quinoan

  • Lani quinoa-n në ujë të ftohtë
  • Zieni quinoa-n sipas udhëzimeve të paketës (10min-12min),
  • Pas zierjes, kullojeni me ujë të ftohtë dhe lëreni gati për përbërësit tjerë.

  • 2. Përgatisni Perimet:
  • Karrotat dhe Brokollin vini në ujë që zien për 15 min me pak kripë.

  • 3. Përgatisni gjoksin e pulës dhe perimet tjera:
  • Në tigan me vaj ulliri hidhni hudhër dhe qepët e prera hollë,
  • Pastaj shtoni gjoksin e pulës të prerë në copëza kubike me pak kripë,
  • Pas minutave shtoni specin e kuq,
  • Para fundit, shtoni gjalpën dhe tundoseni mirë tiganin.

  • 4. Bëni bashk produktet e përgaditura
  • Në njërën anë të piatës vendosni gjoksin e pulës me specin e kuq,
  • Dhe në pjesën tjetër përzierjen e quinoa mix me brokoli dhe karrotë,
  • Add the cherry tomatoes and spinach at the end.
  • Dekorojeni sipas dëshirës tuaj.
  • Më shumë rreth Green & Protein

    10 min

    Easy

    Sallate Vegane e Freskët

    15 min

    Medium

    Fuqia e Proteinave

    5 Minutes

    Easy

    Avokado Tost

    5 min

    Easy

    Smoothie Jeshil